Sisteme operimi për biznesin
Shumica e bizneseve punojnë me Excel, chat-e dhe një grusht aplikacionesh që nuk flasin me njëri-tjetrin. Shoh si punon yti, projektoj strukturën që i duhet, dhe ndërtoj një sistem për gjithë operimin: klientët, kërkesat, rezervimet ose porositë, dokumentet, stafin, planifikimin, raportet. Si sistemet që ndërtova për një agjenci rekrutimi dhe për kompaninë time të turizmit, të përshtatura për industrinë dhe rregullat e tua.
Çfarë përfshin
Si punon biznesi sot, ku humbet kohë dhe informacion, dhe struktura që i duhet. Një plan para se të ndërtohet diçka.
Një sistem për gjithë biznesin, i ndërtuar me rregullat e tua. Jo template, jo abonim te software-i i dikujt tjetër.
Çdo klient, bisedë, ofertë dhe skedar në një vend, për gjithë ekipin.
Klientët e tu shohin online rezervimin, porosinë, statusin, dokumentet dhe faturat, nën markën tënde.
Email, format e website-it dhe WhatsApp në një vend; çdo bisedë ka historik dhe përgjegjës.
Kërkesa, konfirmime, ndryshime dhe anulime, me kalendar dhe gjurmë të çdo hapi.
Kontrata, leje, licenca, rinovime dhe skedarë per rekord, me alarme para se të skadojnë.
Oferta dhe fatura të prodhuara nga të dhënat e tua, të dërguara dhe të ndjekura automatikisht.
Kush bën çfarë, kush sheh çfarë. Një llogari per person. Regjistër i çdo ndryshimi.
Kush është ku, cilën ditë, në cilën punë; i dukshëm për gjithë ekipin.
Çfarë ke, ku është, kur të porositësh, i lidhur me porositë dhe faturat.
Puna e ndarë në projekte dhe detyra, e caktuar, e ndjekur, e mbyllur.
Numrat që kanë rëndësi, të llogaritur nga të dhënat e tua, çdo ditë, javë dhe muaj.
Kujtesa me email, push dhe WhatsApp, që askush të mos ketë pse të mbajë mend.
Raporte, kujtesa, fatura, të dhëna mes aplikacioneve: nga sistemi, jo me dorë.
Kontabiliteti, email-i, kalendari, website-i, pagesat dhe veglat që përdor tashmë, të lidhura që të dhënat të futen një herë.
Vegla të brendshme dhe aplikacione për telefon për punën që stafi bën çdo ditë.
Disa zyra, dyqane ose marka në një sistem, secila sheh të dhënat e veta.
Sistemi dhe portali i klientit në gjuhët që përdorin ekipi dhe klientët e tu.
Tabelat dhe skedarët e tu ekzistues të sjellë në sistem, të pastruar, pa humbur historikun.
Në një server në zyrë pa asgjë të ekspozuar në internet, ose në domain-in tënd. Backup i përfshirë.
Sesione të shkurtra për stafin, udhëzues për njerëz jo-teknikë, marrëveshje mujore për përditësime dhe ndihmë.
Si shkon
Takohemi; flas me njerëzit që e bëjnë punën dhe shoh veglat dhe skedarët që përdor.
Merr hartën e mënyrës si punon biznesi, problemet sipas radhës, dhe një plan. Çmim fiks.
Ndërtoj një version të parë në punë brenda dy deri në katër javë dhe e provoj me ekipin tënd në punë reale.
Përmirësojmë nga përdorimi real, pastaj e mbaj në punë: përditësime, backup, mbështetje.
Për kë është
Biznese me 5–100 persona që i kanë tejkaluar tabelat dhe chat-et: turizëm, rekrutim, klinika, agjenci, dyqane, studio ligjore dhe kontabël, zejtari, transport, çdo biznes me klientë, dokumente dhe afate.
Çfarë ndryshon për biznesin tënd
- Gjithçka për një klient, një punë ose një punonjës në një vend.
- Alarme para se të humbasë një afat, jo pas.
- Staf që punon njëkohësisht pa mbishkruar njëri-tjetrin.
- Gjurmë se kush ndryshoi çfarë, dhe kur.
- Raporte që vijnë vetë.
- Më pak telefonata, sepse klientët e shohin statusin online.
Shembuj
Sistem operimi rekrutimi, i instaluar te klienti
Excel-i i zëvendësuar nga një sistem në një server në zyrën e klientit: punonjës, dokumente, skadime, vendosje, audit.
Nga kërkesa te rezervimi, një sistem
Biznes turizmi: kërkesa, rezervime, kalendar stafi, portal klienti, sit i gjeneruar nga të dhënat, dhe reklama të lidhura me rezervimet.
Sistem operimi për agjenci
Një agjenci marketingu me disa marka dhe një ekip, e drejtuar mbi një platformë multi-tenant.
Pyetje që bëhen shpesh
A mund të zëvendësojë software-in që paguajmë tani?
Shpesh po, dhe ku një vegël punon mirë, e lidh në vend që ta zëvendësoj.
Biznesi ynë është i pazakontë. A përshtatet?
Kjo është arsyeja pse ndërtohet rreth rregullave të tua. Analiza vjen e para, që asgjë të mos supozohet.
Po nëse rritemi?
Sistemi ndërtohet që të shtohen degë, usera dhe module pa nisur nga e para.