Infrastrukturë & siguri kibernetike
Një sistem biznesi është aq i mirë sa ajo mbi të cilën punon. Projektoj, instaloj dhe mbikëqyr infrastrukturën: servera në zyrën tënde ose në cloud, rrjete zyre me linjë rezervë interneti, lidhje të sigurta mes zyrave dhe stafit nga larg, backup që provohen vërtet, dhe bazat e sigurisë të bëra si duhet. I certifikuar në rrjete, me rrjete multi-zyrë të projektuara dhe të operuara në prodhim që nga 2019.
Çfarë përfshin
Servera fizikë ose virtualë në zyrën tënde, të ngritur si duhet, me backup dhe monitorim. Asgjë e ekspozuar në internet.
Servera dhe hosting në Hetzner, Cloudflare ose Google Cloud, sipas masës dhe të siguruar për biznesin tënd.
Disa makina virtuale në një server fizik; të lehta për backup, zhvendosje dhe rikthim.
Router, switch-e, Wi-Fi, plan kabllimi, rrjete të ndara për staf, vizitorë dhe pajisje.
Dy ose më shumë linja interneti që kalojnë automatikisht kur bie njëra.
Zyra të lidhura në mënyrë të sigurt, pa hapur asgjë në internet.
Njerëzit punojnë në sistemet e zyrës nga kudo, secili me llogarinë e vet dhe gjurmë se kush u lidh.
Kompjuterë zyre ose makina virtuale të arritshme nga browser-i, me pamje se kush është online.
Vetëm njerëzit dhe pajisjet e duhura arrijnë gjërat e duhura. Rregulla të shkruara.
Backup jashtë zyrës ose ofruesit, të provuara duke i rikthyer vërtet.
Domain-i yt, email-i yt, postë që mbërrin dhe nuk bie në spam.
Diçka prishet, unë e di para klientëve të tu.
Rishikim vetëm-lexim i serverave, rrjetit dhe aplikacioneve: çfarë është në rregull, çfarë në rrezik, sipas radhës, me plan për ta rregulluar në mënyrë të sigurt.
Servera, router-a dhe aplikacione të konfiguruara që të ekspozojnë sa më pak: përditësime, llogari, shërbime, porta.
Një llogari per person, akses i fortë, two-factor ku ka rëndësi, menaxher password-esh për ekipin.
Një plan një-faqësh për kur ndodh diçka: kush bën çfarë, çfarë rikthejmë, kujt i telefonojmë.
Router-at, serverat dhe pajisjet e duhura për masën tënde, të blera një herë dhe të konfiguruara si duhet.
Skemë, konfigurime të ruajtura dhe udhëzues i shkurtër, që të mos varesh kurrë nga një person.
Operim, përditësime, monitorim dhe ndihmë kur duhet, me marrëveshje mujore.
Si shkon
Një vizitë ose një rishikim nga larg i asaj që ke.
Një raport: çfarë është në rregull, çfarë në rrezik, sipas radhës, dhe një plan për ta rregulluar në mënyrë të sigurt.
Instalim ose rregullime, në radhë të sigurt, me rezervë për çdo hap.
Dorëzim me dokumentacion, pastaj monitorim dhe mbështetje mujore.
Për kë është
Zyra me 5–100 persona; dyqane dhe klinika me disa pika; kompani me zyra në disa vende ose shtete; biznese që e kanë trashëguar sistemin dhe askush nuk guxon ta prekë.
Çfarë ndryshon për biznesin tënd
- Rrjet që nuk bie, me linjë të dytë që merr përsipër vetë.
- Staf që punon nga kudo, në mënyrë të sigurt, me llogarinë e vet.
- Backup që e di se rikthehen, sepse i provuam.
- Vetëm njerëzit e duhur arrijnë gjërat e duhura.
- Dikush që e di kur prishet diçka, dhe e rregullon.
Shembuj
Platformë rrjeti privat për staf të shpërndarë
Një hub, router-a të parakonfiguruar pas çdo modemi, linja daljeje per person, kill switch që mbyllet, audit i plotë.
Infrastrukturë private zyre
Kompjuterë zyre të virtualizuar, remote desktop të sigurt, një llogari per person, dashboard i brendshëm.
Sistem operimi rekrutimi, i instaluar te klienti
Excel-i i zëvendësuar nga një sistem në një server në zyrën e klientit: punonjës, dokumente, skadime, vendosje, audit.
Pyetje që bëhen shpesh
Duhet të blejmë pajisje të reja?
Vetëm nëse ato që ke nuk e bëjnë dot punën. Të them cilat pjesë të mbash.
A bëhet pa ndërprerje?
Pothuajse gjithmonë. Ndryshimet bëhen në radhë të sigurt me rezervë, zakonisht jashtë orarit të punës.
A është penetration test?
Jo. Është rishikim i mënyrës si janë ngritur gjërat dhe plan për t'i forcuar. E them qartë çfarë nuk bëj.