PREVIEW · plexus.al
Plexus

Agjentë AI & automatizim

Jo chatbot. Agjentë që rendisin kërkesat, shkruajnë draft përgjigjesh, kontrollojnë dokumente, përmbledhin biseda, vëzhgojnë numrat e tu dhe përgatisin raporte, brenda veglave që përdor tashmë, brenda kufijve që vendos ti, me regjistër të asaj që bënë dhe një person që aprovon çfarë ka rëndësi. Zgjedhim ku AI-ja kursen kohë ose para reale në biznesin tënd, nisim me një proces, masim, dhe shtojmë tjetrin. Një level up, bashkë.

Çfarë përfshin

Agjentë AI në operim

Renditje kërkesash, draft përgjigjesh, kontroll dokumentesh, përgatitje raportesh, arkivim informacioni, brenda sistemit dhe email-it tënd.

Asistentë për ekipin

Përgjigje nga dokumentet, procedurat dhe të dhënat e tua, për stafin dhe për klientët.

Renditje e email-eve & kërkesave

Çdo mesazh hyrës i klasifikuar, i drejtuar te personi i duhur, me draft përgjigjeje gati.

Përpunim dokumentesh

Kontrata, fatura, forma dhe skanime të lexuara dhe të kthyera në të dhëna të strukturuara, të kontrolluara nga një person.

Analizë & rekomandime automatike

Numrat e tu të vëzhguar çdo ditë; çfarë ndryshoi, pse, dhe çfarë të bësh. Llogaritjet nga kodi, AI-ja shkruan shpjegimin.

Raporte të shkruara për ty

Raporte javore dhe mujore të prodhuara automatikisht, të rishikuara para se të dalin.

Asistentë për klientët

Përgjigje në website ose WhatsApp nga informacioni yt real, me kalim te një person.

AI në siguri & monitorim

Alarme të shpjeguara, anomali të sinjalizuara, incidente të përmbledhura.

AI private & lokale

Ku të dhënat nuk duhet të dalin nga zyra, AI-ja punon në pajisjet e tua.

AI me një person në kontroll

Çdo agjent ka kufij, regjistër të asaj që bëri dhe sa kushtoi, dhe një person që aprovon çfarë ka rëndësi. Asnjë numër dhe asnjë vendim nuk vjen vetëm nga AI-ja.

Kontroll i kostos

Llogaritë e tua AI, regjistër kostoje per detyrë, dhe një shumë mujore që e parashikon.

Ndërtim software-i me AI, me siguri

Nëse ekipi yt ndërton me vegla AI: rregulla, kontrolle dhe porta që e mbajnë nën kontroll.

Programi AI level-up

Hartojmë operimin tënd, zgjedhim proceset ku AI-ja ia vlen, i vendosim një nga një, masim, dhe vazhdojmë.

Trajnim

Sesione të shkurtra që ekipi yt ta përdorë AI-në mirë dhe t'i njohë kufijtë.

Si shkon

01

Hartojmë ku shkon koha dhe paraja në operimin tënd dhe zgjedhim një proces.

02

E ngre agjentin brenda veglave të tua dhe e xhiroj qetësisht krahas ekipit.

03

E ndezim me aprovim, masim kohën e kursyer, dhe rregullojmë çfarë nuk shkon.

04

Shtojmë procesin tjetër. Një marrëveshje mujore mbulon kostot, mirëmbajtjen dhe matjen.

Për kë është

Biznese me shumë kërkesa hyrëse (email, forma, WhatsApp); back office me dokumente; agjenci; pronarë që duan AI në biznes pa humbur kontrollin mbi të.

Çfarë ndryshon për biznesin tënd

  • Orë pune të përsëritur të bëra nga sistemi.
  • Çdo kërkesë e përgjigjur më shpejt, nga personi i duhur.
  • Numra të vëzhguar çdo ditë, me shpjegim.
  • AI që propozon; njerëz që vendosin.
  • Kosto që e parashikon.

Shembuj

Biznesi im · prodhim

Sistem operimi për agjenci

Një agjenci marketingu me disa marka dhe një ekip, e drejtuar mbi një platformë multi-tenant.

BiznesArkitekturëSoftwareTë dhënaAIIntegrimInfrastrukturë
Biznesi im · prodhim

Nga kërkesa te rezervimi, një sistem

Biznes turizmi: kërkesa, rezervime, kalendar stafi, portal klienti, sit i gjeneruar nga të dhënat, dhe reklama të lidhura me rezervimet.

BiznesWorkflowSoftwareTë dhënaAIIntegrim

Pyetje që bëhen shpesh

A do ta zëvendësojë AI-ja stafin tim?

Merr pjesën e përsëritur të punës së tyre. Gjykimi mbetet te njerëzit.

Cilën AI përdor?

Atë që përshtatet: ofruesit kryesorë, ose modele lokale kur të dhënat duhet të mbeten brenda. Llogaritë e tua, të dhënat e tua.

A mund të gabojë?

Po, prandaj punon brenda kufijve, mban regjistër, dhe një person aprovon çfarë ka rëndësi.